Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov, nuk e ka përjashtuar mundësinë që dokumentet e fshehta amerikane të zbuluara mund të jenë të rreme dhe të bëra qëllimisht për të mashtruar Rusinë.
Dokumentet e klasifikuara filluan të shfaqen fillimisht në platformën Discord në fund të muajit shkurt, dhe në vazhdim u përhapën në media të tjera sociale, përfshirë në rrjetet Telegram dhe Twitter. Ato nuk tërhoqën shumë vëmendje derisa gazeta “The New York Times”, raportoi për këto materiale.
Dokumentet përmbajnë të dhëna sekrete për luftën që Rusia po bën në Ukrainë, si dhe për aleatët e Shteteve të Bashkuara.