Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dokumentet/ SHISH lejoi mashtruesin indian të bëhej konsull nderi, e vlerësoi si figurë e pastër

13:20 / March 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
200319 INDIANET NDERTIME 19 2 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thellohet më tej skandali i dy vëllezërve indianë që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim. Bëhet fjalë për procedurën e ndjekur nga autoritetet shtetërore shqiptare për dhënien e pëlqimit që njëri nga dy vëllezërit, Nitin Jayantilal Sandesara të bëhej “konsull nderi” i Shqipërisë në Nigeri.

Sipas gazetës “Panorama“, ministria e Jashtme shqiptare i ka kërkuar me shkresë zyrtare Shërbimit Informativ Shtetëror, si i vetmi organ që heton dhe verifikon pastërtinë e figurës, pasi kishte shqyrtuar kërkesën në bazë të informacioneve që dispononte, dhe kishte dhënë pëlqimin për Sandesara që të bëhej “konsull nderi” i Shqipërisë.

Në kthimin e përgjigjes së SHISH thuhet se “Në përgjigje të shkresës suaj nr. 17437, datë 13.11.2018, pas verifikimeve të kryera ju bëjmë me dije se Shërbimi Informativ i Shtetit është i mendimit që të jepet pëlqimi për emërimin e z. Nitin Sandersara si “Konsull Nderi” i vendit tonë në Nigeri. Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”.

WhatsApp Image 2019 03 25 at 08.43.22

SHISH nuk kishte konstatuar asnjë problematikë në verifikimin e indianit i cili kishte mashtruar bankat shteëtrore indiane duke marrë para kredi që kapnin vlerën deri në 1 miliardë dollarë amerikanë.

“Panorama bën të ditur gjithashtu se indiani i cili kishte marrë dhe shtetësinë shqiptare Nitin Sandesara nuk u pajis nga ministria e jashtme shqiptare me pasaportë diplomatike.


Pas përgjigjes zyrtare nga SHISH, kërkohet informacion nga Nigeria në cilësinë e vendit propozues dhe pritës. Pavarësisht se kërkesa është nisur prej vetë atyre, sërish janë kërkuar informacione shtesë.

WhatsApp Image 2019 03 25 at 08.43.231
WhatsApp Image 2019 03 25 at 08.43.23 1


Dhe kjo duket në shkresat që disponon gazeta “Panorama”, ku MPJ e Nigerisë i kërkon asaj shqiptare që Sandesara të bëhej konsull i tillë. Madje në këtë kërkesë është dhe një shkresë e policisë nigeriane që thekson se indiani është person i pastër.

WhatsApp Image 2019 03 25 at 08.43.221

Lexo edhe: Historia e dy vëllezërve indianë dhe ndërtimet në Shqipëri

Indiani mashtrues investoi në Drimadhes

konsull nderi mashtuesi indian shish verifikoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.