Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

DOKUMENTI / Ja arsyetimi i Gjykatës për të dënuar Tahirin vetëm për shpërdorim detyre

20:46 / September 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tahiri 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata vlerëson se trafikantët kishin lidhje me policinë duke depërtuar deri në nivele drejtuese, dhe se Tahiri si ministër i Brendshëm nuk e ka luftuar në mënyrën e duhur trafikun e drogës. Po ashtu, arsyeton gjykata – Mojsi Habilaj ka përfituar nga lidhja farefisnore me Tahirin për të trafikuar në Itali. Ai Mojsi Habilaj ka trafikuar në vazhdimësi kanabis nga Shqipëria në Itali në vitet 2013-2015 (kohë kur Tahiri ishte ministër), duke u infiltruar në strukturat drejtuese të policisë së Vlorës.


Në vendimin e publikuar nga Shqiptarja.com thuhet se Gjykata vlerëson se trafikantët kishin lidhje me policinë duke depërtuar deri në nivele drejtuese, dhe se Tahiri si ministër i Brendshëm nuk e ka luftuar në mënyrën e duhur trafikun e drogës. Po ashtu, arsyeton gjykata – Mojsi Habilaj ka përfituar nga lidhja farefisnore me Tahirin për të trafikuar në Itali. Ai Mojsi Habilaj ka trafikuar në vazhdimësi kanabis nga Shqipëria në Itali në vitet 2013-2015 (kohë kur Tahiri ishte ministër), duke u infiltruar në strukturat drejtuese të policisë së Vlorës.

Në vlerësimin e gjykatës, mbajtja e lidhjeve të Tahirit me Mojsi Habiljan “kanë krijuar premisa të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e punonjësve të Policisë të Shtetit me pasojë të drejtpërdrejta, vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimin dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminal,e shoqëruar në të njëjtën periudhë edhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish të policisë, shoqëruar me vazhdimësinë dhe ushtrimin e suksesshëm të trafikut të narkotikëve nga i pandehurit Mojsi Habilaj ejt, në vlerësimin e kësaj gjykate, janë indicie të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën, që vërtetojnë tej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri ka konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës”, – thotë gjyqtari në arsyetimin e vendimit.

Pra, vendimi i dënimit për shpërdorim detyre, bazohet në indicie që përputhen me njëra-tjetrën!

Rrëzimi i akuzave të Prokurorisë për trafik droge dhe grup kriminal

Sipas Gjykatës, pavarësisht provave të administruara nuk vërtetohet që Saimir Tahiri të jetë pjesëmarrës dhe anëtar i grupit kriminal të Mojsi Habilajt, të pandehur në Itali për trafik të drogës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. “Nuk ka prova” – thotë gjykata – “që të vërtetojnë se dhuratat dhe shumat e parave që Mojsi Habilaj pretendon në përgjimet ambientale – t’ia ketë dhënë Tahirit dhe familjarëve të tij, çka u faktua – thotë gjykata – edhe nga kontrolli që prokuroria bëri në shtëpinë e ish-ministrit dhe nuk gjeti asnjë send të dyshimtë.

Po ashtu, lexon relatori i çështjes, Ardit Mustafaj, “nuk provohet marrëveshja mes Saimir Tahirit dhe të paktën njërit prej të pandehurve, Mojsi Habilaj etj për të kryer vepra penale të trafikimit të narkotikëve”.

Vendimi: E deklaroj të pafajshëm!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.