Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dokumenti: Kisha Katolike në Romë fshehu mbi 3.000 hebrenj nga nazistët

23:45 / September 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kisha katolike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kisha Katolike në Romë i ka fshehur më shumë se 3.000 hebrenj nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas disa dokumenteve të publikuara të enjten.

Dokumentet e Institutit Biblik Papnor përshijnë emrat e 3.600 personave, të cilët janë ndihmuar nga urdhrat katolikë.

Një krahasim me dokumentet nga arkivat e komunitetit të hebrenjve në Romë sugjerojnë se 3.200 prej tyre kanë qenë hebrenj. Dokumentet janë përpiluar nga të krishterët pas çlirimit të kryeqytetit italian nga nazistët, në qershor të vitit 1944. Ato janë përdorur si bazë për studim nga historiani italian Renzo de Felice më 1961, mirëpo më vonë janë konsideruar si të humbura për dekada.

Roli i Vatikanit gjatë periudhës së nazizmit në Gjermani dhe Austri, si dhe fashizmit së Benito Mussolinit në Itali, ende konsiderohet kontrovers.

Papa Pius XII, i cili ka qenë në krye të Selisë së Shenjtë në periudhën 1939 – 1958, është kritikuar nga historianët për marrëveshjet me Gjermaninë naziste dhe është akuzuar se ka qenë i heshtur gjatë Holokaustit.

Megjithatë, disa historianë tjerë e mbrojnë trashëgiminë e tij. Papa Françesku ka urdhëruar hapjen e të gjitha arkivave prej vitit 2020. Konsiderohet se deri në nisje të Luftës së Dytë Botërore, në Romë kanë jetuar 10-15.000 mijë hebrenj.

dokumenti kisha katolike rome
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.