Nga Kuvendi, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi deklaroi se dokumenti që lidhet me Ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes nuk është i firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Por në fakt Bardhi tha një të pavërtetë. Sipas dokumentit të siguruar ekskluzivisht nga Tirananews.al rezulton e kundërta.
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 46, datë 21.1.2026, mban qartësisht firmën e Kryeministrit Edi Rama, si dhe firmën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali.
Dokumenti paraqet nënshkrimet përkatëse në fund të vendimit, duke rrëzuar pretendimin se ai nuk është firmosur nga autoritetet përgjegjëse.
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe i hap rrugë shqyrtimit dhe miratimit të projektligjit në Kuvend, me procedurë të përshpejtuar.
Ky fakt vë në pikëpyetje deklaratën e bërë në sallën e Kuvendit, ndërsa dokumentacioni zyrtar dëshmon se procedura është ndjekur në përputhje me ligjin.

