Në 2018 mediat britanike siguruan një dokument sekret, të firmosur nga Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në të cilin muxhahedinët mund të vënë në rrezik sigurinë e Shqipërisë përmes mënyrave të ndryshme, ndërsa paralajmërohet se ata mund të vrasin anëtarë qe dalin ose tentojnë të dalin nga grupimi.
“Muxhahedinët mund të sjellin implikime në sigurinë e brendshme, pasi këta individë janë të indoktrinuar thellësisht, kanë qenë pjesë e strukturave ushtarake, kanë marrë pjesë në luftimë dhe akte terror.”, thuhej në dokumentin sekret.


