Në listën e kandidatëve të PD-së për Qarkun Dibër, Lulzim Basha dërgoi në KQZ 9 emra, nga 6 që lejon ligji.
Numri 8 është Denisa Vata, kryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Mat. Ajo që bie në sy është se sa herë ka zgjedhje politike apo lokale, emri i saj listohet për deputete apo kryetare bashkie.
E renditur në fund të listës e cila mban vulën e PD dhe firmën e Lulzim Bashës, por ajo nuk do të jetë përfaqësuese e PD, por e Lëvizjes së Legalitetit, ndërkohë që ajo falenderon Bashën dhe PD për vlerësimin.
Ky dokument fakton se ky është një skandal ose një tallje me kandidaten e Qarkut Dibër. Së pari Basha firmos e vulos për subjektet e tjera dhe së dyti kandidatja mbahet formalisht në listë.

