Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Doli në krah të Bashës, Ngjela: Do jap kontributin tim te e djathta

19:44 / March 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spartak Ngjela, i cili rreshtua në “Harkun Opozitar Euro-Atlantik”, një aleancë me parti të djathta e drejtuar nga Lulzim Basha, thotë se bashkimi i tyre erdhi pasi SHBA nuk po pranonte liderin e vjetër e shpallur tashmë non grata. Ngjela tha se u bashkua që të japë kontributin e tij për të djathtën.

‘E djathta nuk po merrej vesh se çfarë marrëdhënie kishte me Uashigtonin pasi liderin e vjetër Uashingtoni nuk e pranon. Shkova të jap kontributin tim për të djathtën. E kam marrë përsipër që bashkë të bëjmë një strukturë juridike për bashkimin, të dalë edhe programi i bashkimit. Si do të operojë ky formacion. Do të ketë një lidership. Të gjitha bashkë me iniciativën e Bashës. Ka 10 deputetë Basha dhe është para. Gjithçka do të shikohet nga raporti ynë me elektoratin. Basha bëri ofertën dhe unë e pranova.’- tha Ngjela.

I pyetur nëse do të jenë forcë fituese ne zgjedhjet e 2025, Ngjela tha se do të duhet një program. Ngjela shtoi se PD sot është shumë larg pushtetin, pasi në sondazhe del më 18%.

‘Politika është fjalim është program. Është strukturë. Unë do të jap kontributin tim. S’do të jetë i vogël dhe nuk mund të flas para kohe. Do bëjmë një takim të radhës që do t’ja kërkoj Bashës me të cilin të ndajmë detyrat. Detyrat do ti lëmë hapur me median prezent. E kam matur veten në zgjedhje ti e di.

Unë te PD kam qenë. Duhet të vijë e djathta në pushtet që të keni benefite. Është shumë larg pushtetit 18% është sot.’- tha Ngjela.

Me Rithemelimi nuk ka bashkim, thekson avokati Spartak Ngjela, pasi ato janë forcë ‘non grata’.

‘Janë forcë ‘non grata‘ Rithemelimi. Nuk mund të bashkohemi. Kjo është shoqëria më e madhe në botë pro amerikane në Shqipëri. Saliu nuk diti ta menaxhonte non gratën. Ja dha Amerika me gjithë familjen.

Ne do të duhet të thithim intelektualët. Ka një trashëgimi në pasuri. Ka trashëgiminë e PD-së. Saliu e ndihmoi të bëhej kryetar. Saliu doli non grata në Amerike dhe mori vendimin ta nxirrte jashtë partisë.’- tha Ngjela.

Berisha Ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.