Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Doli para plumbave për të mbrojtur djemtë, identifikohet shqiptari që u vra mbrëmjen e djeshme në Greqi

13:15 / January 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5ffd8f35cccf5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në sheshin “Agios Sostis” të Athinës, ku mbeti një i vdekur dhe tre të plagosur.

Mediat greke kanë identifikuar shqiptarin e vrarë dhe në Neos Kosmos. Ai është 54 vjeçari Edmond Llangozi. Të plagosur me armë zjarri mbetën dy djemtë e tij.

Këto emra u janë përcjellë sot edhe policisë shqiptare ku i është kërkuar informacion lidhur me aktivitetin që ata mund të kenë pasur në territorin tonë.

Autoritet greke kanë deklaruar se nëse nuk do të vraponin që të fshiheshin, numri i viktimave do të ishte më i lartë.

Fillimisht autori ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas ka patur në fokus familjen Llangozi

E plagosur mbeti edhe kamarierja e lokalit ku ndodheshin, Xhorxhina Kosa, gjithashtu shqiptare. Autoritet greke po hetojnë arsyet pse të gjithë anëtarët e familjes ishin në lokal, ndërsa dyshohet se mund të ketë patur një konflikt verbal para vrasjes.

Autori i krimit, i cili kishte mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur rëndë të viktimës, të moshës 28 dhe 22 vjeç, shkoi për të kërkuar kthimin e parave, të cilat dyshohen se mund të kenë ardhur ga aktivitete të paligjshme.

Të dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja. Në ato momente, babai i dy fëmijëve, duke parë që djemtë e tij po grindeshin, vrapoi për t’i ndihmuar dhe iu ka dalë para plumbave për t’i shpëtuar ata. Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.