Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Doli për gjah, por humbi jetën. Çfarë dihet për biznesmenin italian Edoardo Sarchi

09:32 / September 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3247
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni italian nga Varese, Edoardo Sarchi, është vrarë në Shqipëri ndërsa ndodhej për gjah me një partner. Aktualisht, policia shqiptare ka marrë në pyetje të paktën katër persona, mes tyre një baba dhe dy djemtë e tij, të cilët ndodheshin së bashku me Sarchin për gjah pranë lumit Vjosë. Ambasada italiane nëpërmjet konsullatës në Vlorë po ndjek nga afër rastin dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimës, përfshirë motrën e tij Margherita dhe kushërinjtë Antonio e Leonardo, të dy ndërtues dhe drejtues të kompanisë Tegola Edilcentro në Tiranë, ku vetë Edoardo ishte administrator i deleguar.

Sipas mediave lokale, Sarchi, një pasionant i gjahut, kishte darkuar në shtëpinë e familjes Braçe, me të cilët ishte partner në biznes. Pas darkës, grupi doli për gjah, Sarchi me një Volkswagen, ndërsa Braçët me një Land Rover Defender. Vrasja ndodhi në një rrugë të ngushtë malore mbi një luginë.

Skena e krimit mbetet e paqartë. Gomat e Land Rover-it ishin të shfryra, por nuk dihet nëse ishin qëlluar me armë. Gjurmë të shumta gjaku u gjetën mbi asfalt dhe mbi karroceri, por jo brenda makinave. Hetuesit dyshojnë se Sarchi është nxjerrë nga automjeti i tij dhe më pas është qëlluar, goditur me thikë apo gur. Trupi u gjet nga një person që dha alarmin, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

Familja Braçe, e njohur nga autoritetet për ngjarje të tjera të dhunshme dhe bashkëpronare e kompanisë Edilcentro, ka dhënë dëshmi kontradiktore. Një version thotë se grupi u sulmua papritur nga persona të armatosur, një tjetër se italiani u gjet i pajetë në rrugë, ndërsa një dëshmi tjetër pretendon se Sarchi ndërroi jetë në duart e tyre. Një pistë e fortë për hetuesit është edhe një konflikt për çështje biznesi.

Lidhja e Sarchit me Shqipërinë është e hershme. Xhaxhai i tij, Augusto Nidoli, themeloi kompaninë Edilcentro që sot drejtohet nga kushëriri Antonio, ndërsa kompania “Tegola” bën pjesë në të njëjtën grup sipërmarrjesh të ngritura 30 vjet më parë. Babai i Edoardos, Vittorio, i ndarë nga jeta në vitin 2022 në moshën 81-vjeçare, ishte një figurë e njohur politike në Varese, duke shërbyer edhe si këshilltar për Sigurinë në komunën e Luinos.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

22:40 / July 7, 2026

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026

AKMC mbledh Komisionin Teknik Këshillimor, Çako: Bashkojmë forcat kundër zjarreve, jemi në gatishmëri 24/7!

14:57 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.