Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dom Gjergj Meta i bën thirrje policisë: Lironi personat që protestuan, arrestimi i tyre i pajustifikueshëm

21:39 / March 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dom gjergji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta iu ka bërë thirrje autoriteteve që të lirojnë qytetarët e arrestuar mbrëmjen e djeshme në protestë.

Përmes një statusi në facebook, ai thotë se arrestimet dhe shpalljet në kërkim të qytetarëve që protestuan për rritjen e çmimit të naftës, janë të pajustifikueshme dhe akte ekstreme nga ana e policisë.   

Postimi i plotë i Dom Gjergj Metës;

JU LUTEM LIRONI TË ARRESTUARIT!

Arrestimet e mbrëmshme dhe të sotshme të disa personave, apo shpallja në kërkim e disa të tjerëve, në Rrëshen dhe Bulqizë, për shkak se kanë dalë të protestonin për shtrenjtimin e çmimit të naftës, është një akt policor ekstrem dhe i pajustifikuar.

Nuk është vështirë të gjehen nene për të arrestuar dikë. Por kam bindjen, dhe nuk dua të gabohem, se Prokuroria dhe Gjykata do të zhvleftësojë masën e arrestit e do t’i lënë të lirë ata persona, që janë prindër e familjarë e nuk janë kriminela, as trafikantë droge, as zyrtarë të korruptuar, as përfitues të paligjshëm të pasurisë publike.

Dua të besoj se edhe njerëzit e ligjit brenda tyre e dinë se këta protestues kanë të drejtë. Edhe ata vetë janë prindër e familjarë, sidomos policët e thjeshtë, e këta çmime karburanti bien edhe mbi ata e familjet e tyre. Nëse nuk mund t’i bashkohen protestës së paku të jenë të kuptueshëm e nëse një urdhër, sado nga lart të vijë, kur është kundër ndërgjegjes së tyre, është moralisht e lejueshme të mos zbatohet.

Unë u bëj thirrje me shumë përulësi dhe përgjegjësi organeve kompetente: ju lutem lërini të lirë protestuesit paqësorë, pasi ata janë në të drejtën e tyre. Lërini të kthehen në familjet e tyre, sepse ndryshe ato varfërohen më tej.

Ndërkohë të merren masa e të dialogohet me popullin, me njerëzit e t’u vihet në ndihmë atyre me paketa ndihme, pasi nuk është vetëm nafta problemi, por edhe shumë produkte të tjera që ndikojnë në cilësinë e jetës së njerëzve.

Mirdita, Mati, Bulqiza e Dibra mbeten ende zona të varfëra e në nivelet e mbijetesë. Si ipeshkëv i Rrëshenit, që e njeh mirë situatën në këto zona, jap gatishmërinë e Dioqezës së Rrëshenit në këto momente të vështira për të gjithë, me çfarë të kemi mundësi, por me vullnet e përgjegjësi maksimale për të mirën e familjeve dhe fshatrave në nevojë.

+ dom Gjergj Meta

Ipeshkëv i Rrëshenit

Gjergj Meta lironi protestuesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.