Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Donald Trump dhe Vladimir Putin shtrëngojnë duart në Alaskë, sot vendoset fati i Ukrainës

21:58 / August 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0000001
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë shtrënguar duart në aeroportin e bazës ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës.

Të dy do të diskutojnë për fatin e luftës në Ukrainë. Një takim ky i shumëpritur dhe kamerat e gjithë botës ndodhen sot në Alaskë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe kreu i Kremlinit qëndruan përpara mediave për t’u fotografuar, por nuk ju përgjigjën asnjë pyetjeje që u bë nga reporterët.

President Putin, a do të bini dakord për një armëpushim”, pyeti një gazetar.

Një tjetër pyeti se cili është mesazhi i Trump për Putinin.

Kurse një tjetër pyeti “a do ta ndaloni vrasjen e civilëve”?

Por asnjë prej dy presidentëve nuk u përgjigj. Pas ndalesës së shkurtër për foto, Donald Trump dhe Vladimir Putin u futën të dy në një makinë, në limuzinën e blinduar të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Eskorta shoqëruese e dy presidentëve më pas u drejtua për në ambientet ku do të zhvillohet takimi mes tyre.

Forca të shumta sigurie, si nga Rusia, ashtu dhe nga SHBA-ja, kanë blinduar sot qytetin Anchorage të Alaskës për të garantuar sigurinë e presidentëve.

I pari që mbërriti në aeroportin e bazës ushtarake amerikane të Alaskës ishte Donald Trump, avioni presidencial i të cilit zbarkoi rreth orës 20:20.

Ndërsa rreth 30 minuta më vonë, në orën 20:55, u ul edhe avioni i Presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti Trump qëndroi tërë kohës brenda “Air Force One” deri sa mbërriti edhe kreu i Kremlinit, kur të dy dolën njëkohësisht nga avionët respektivë.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi se Presidenti Trump do të shoqërohet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff.

Kurse Presidenti rus, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, do të shoqërohet nga ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe këshilltari presidencial Yuri Ushakov. Ky i fundit më herët ka shërbyer si ambasador i Rusisë në SHBA.

Kremlini ka thënë se takimi mund të zgjasë rreth 7 orë, ndërsa Presidenti amerikan është shprehur se kohëzgjatja do të duket nga diskutimi pozitiv ose jo.

Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp mes dy Presidentëve. Slogani i konferencës është “në ndjekje të paqes”.

Takimi i shumëpritur Trump-Putin pritet të prodhojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

duart fati i ukraines putin shtrengojne trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.