Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Donald Trump: Ja si i shpëtuam pilotët në Iran

19:39 / April 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Një operacion ndër më kompleksët e realizuar ndonjëherë”: kështu tha Donald Trump në një konferencë për shty  për operacionin e shpëtimit për dy pilotët amerikanë në Iran.

“Jemi ndihmuar nga njerëz fantastikë, ishte një nder të merrja pjesë në këtë operacion historik. Të dy pilotët u hodhën me katapultë pas rrëzimit dhe ne u gjendëm përballë detyrës për të rimarrë plot dy persona në territor armik. Kemi dislokuar 21 mjete fluturuese në një lartësi të ulët, ku goditeshin nga plumbat. Për shtatë orë, në dritën e diellit, pati zjarr armik pa ndërprerje. Avionët luftarakë, duke marrë një rrezik të jashtëzakonshëm, arritën t’i shpëtojnë këta ushtarakë. Piloti i F15 u nxor nga territori armik nga dy helikopterë, në një distancë shumë të shkurtër, është fantastike kur shikon këto mjete. Ndërkohë anëtari i dytë i ekuipazhit kishte zbritur shumë larg nga ushtaraku tjetër; edhe nëse hidhet me sekonda diferencë, mund të përfundosh shumë larg. Ai ishte i plagosur dhe i rrethuar nga milicianët iranianë dhe autoritetet lokale që kishin vendosur një shpërblim për këtë pilot. Por pasi qëndroi në këtë territor malor, filloi të ngjitej për t’u larguar nga shikimi i armikut. Ishte i plagosur, megjithatë arriti të ngjitej edhe pse po humbte gjak. Kontaktoi forcat amerikane, dërgoi pozicionin e tij me një pajisje emergjence dhe funksionoi, i shpëtoi jetën. Menjëherë mobilizuam një operacion për ta liruar. Misioni i dytë i shpëtimit përbëhej nga 155 mjete fluturuese. Dislokuam shumë mjete, por i shpërndamë në zona të ndryshme për t’i çorientuar. Kishim 9 mjete që fluturonin mbi një zonë 75 milje nga bregu, në mënyrë që iranianët të mendonin se ishte aty. Në të vërtetë ai ishte diku tjetër. Qëndroi i sigurt për mbi 48 orë, edhe pse ishte i plagosur. Preferuam t’i shpërthenim mjetet tona në vend sesa të lejonim që dikush t’i merrte. Ky shpëtim ishte fantastik. Nuk folëm menjëherë për të, por pati një rrjedhje informacioni: do ta gjejmë fajtorin, sepse kjo është diçka që nuk duhet bërë, pasi kështu iranianët e dinin që kishte një pilot që ende luftonte për jetën dhe po përpiqej të shpëtonte” tha Trump 

danald iran pilotet shpetuam trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.