Me 279 vota elektorale, që sipas projeksioneve tashmë i ka të siguruara nga 270 që nevojiten për të marrë Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump është në rrugën e kthimit në presidentin e 47-të të SHBA-së, dhe në të parin kryetar të shtetit amerikan në 100 vjet që merr një mandat të dytë presidencial jo të njëpasnjëshëm.
Marrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë një rikthim i jashtëzakonshëm për Trump pas disfatës përballë Joe Bidenit në zgjedhjet e 2020-tës. Turma e mbështetësve të tij u elektrizua kur Fox News projektoi fitoren e Donald Trumpit në këtë garë tejet të ngushtë presidenciale, të cilësuar si historike.
Donald Trump ka fituar shumicën e votave elektorale dhe do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së, ndërsa sot në deklaratën e tij riktheu në vëmendje planin.

