Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Donald Trump vlerëson Viktor Orban: Ka bërë gjënë e duhur mbi emigracionin

22:17 / May 13, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
viktor orban trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban të hënën – vizita e parë në Shtëpinë e Bardhë e udhëheqësit që ka nxitur mjaft polemika, që kur ai u rikthye në pushtet në vitin 2010.

Victor Orban, kryeministër i Hungarisë në vitet 1998-2002 dhe përsëri që nga viti 2010, është kritikuar nga Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Hungaria, si dhe nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, për një rënieje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vendin e tij.

Duke folur pranë homologut të tij hungarez të hënën në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump përshëndeti politikat e emigracionit të vijës së ashpër të kryeministrit hungarez, të cilat janë kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut në mbarë botën, duke thënë se Orban ka “bërë gjënë e duhur” mbi imigracionin. 

“Ai është … ndoshta, si unë, pak i diskutueshëm, por kjo është në rregull,” tha Trump.

I ulur pranë presidentit Trump, zoti Orban u tha gazetarëve të hënën se Hungaria është “krenare të qëndrojë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër imigracionit të paligjshëm”. 

Të dy udhëheqësit thanë se bisedimet duhej të përqëndroheshin në tregtinë dhe “çështjet globale politike”.

Të premten, një grup senatorësh amerikanë dhe anëtarë të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë i shkruan një letër Presidentit Trump, duke i kërkuar atij të diskutojë për shqetësimin rreth “rënies së treguesve demokratikë” të Hungarisë. 

“Hungaria ka përjetuar një rënie të vazhdueshme të lirisë, sundimit të ligjit dhe cilësisë së qeverisjes sipas pothuajse çdo treguesi”, thuhet në letër.

Në mesin e këtyre treguesve është emërtimi “pjesërisht i lirë” që i është dhënë Hungarisë në Indeksin e Fondacionit të Heritage për Lirinë Ekonomike – vendi i parë në Bashkimin Evropian që përjeton një rënie të tillë. 

“Qeveria hungareze nuk respekton sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut”, shkruan organizata Human Rights Watch në profilin e tanishëm të Hungarisë. “Përfaqësuesit e qeverisë janë gjithnjë e më armiqësore ndaj gazetarëve dhe kritikëve dhe angazhohen në retorikë anti-migrante, anti-myslimane dhe ksenofobe, duke përfshirë edhe fushatat e financuara nga shteti”.

Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur letrës së anëtarëve të Kongresit amerikan, që shprehin shqetësime rreth zotit Orban.

Muajin e kaluar, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Hungarisë, Peter Szijjarto nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, në kuadrin e ngjarjeve që shënuan 70 vjetorin e themelimit të NATO-s.

duhur emigracionin gjene trump-orban
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.