Donald Veshaj është padyshim një nga personazhet më të përfolura në mediat rozë. Ai po e shfrytëzon në maksimum gjithë vëmendjen e madhe që mori nga Big Brother VIP pasi theksojmë se ishte një ndër konkurrentët më të komentuar për shkak të ngjarjeve brenda shtëpisë së famshme. Por, së fundmi mësohet se ai është angazhuar me koncerte bashkë me vëllain e tij, Romeon dhe artistin Elgit Doda.
Vetëm pak kohë më parë, Donaldi publikoi këngën me titull “Nuk je”, për të cilën pati shumë aludime se i është dedikuar ish të dashurës së tij, Bora Zemani. Ndërkohë, si duket, aktori i humorit e ka marrë seriozisht angazhimin në tregun muzikor. Nga një postim i Elgit Dodës në studion muzikore, mësojmë se ai së bashku me vëllezërit Veshaj po sjellin një projekt të ri.
Në postimin e tij në “Instastory”, Elgiti ja përmendur Donaldin dhe Romeon, duke nënkuptuar kështu se bëhet fjalë për një duet me ta. Sidoqoftë, për momentin nuk dihen akoma më shumë detaje për projektin kështu që fansave të tyre nuk u ngelet gjë tjetër veçse të presin.

