Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Doni një kredi të butë? Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës zbulon kriteret

19:58 / August 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ANISA RUSETI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja  e bashkisë së Tiranës e sapozgjedhur në detyrë, Anisa Ruseti ka sqaruar kreditë e buta të cilat do të ofrohen nga Bashkia për familjet në nevojë duke zbuluar edhe kriteret të cilat do të zbatohen për dhënien e tyre. Kriteri bazë- tha Ruseti- do të jetë mospasja e një apartamenti ose banese tjetër. Ndërsa shtoi se kriter do të jetë edhe niveli i të ardhuave.

Ruseti gjithashtu deklaroi se tashmë janë 1000 familje që kanë përfituar kredi të buta, nga 5400 aplikime të tilla. Nënkryetarja e bashkisë u ndal të fliste edhe për planin e Bashkisë së Tiranës për qendrat sociale dhe shërbimin për personat në nevojë në këto ambiente.

“Kreditë e buta ka qenë një programet më të suksesshme të bashkisë. ne kemi bërë të lumtur 1000 familje. Tashmë 1000 familje e kanë një shtëpi të re dhe komoditetin për të plotësuar pjesën e pagesë që donin të plotësonin. Qeveria me miratimin e ligjit për strehimin social ka ndërmend të hapë një thirrje për të gjitha bashkitë, në Tiranë me të njëjtat kritere dhe të njëjta kategori.

Ne gjatë thirrje kemi pasur 5400 aplikime pasur shumë njerëz edhe pse kanë nevojë jo detyrimisht i drejtohen bashkisë. Kemi pasur 5400 aplikime nga të cilat janë miratuar 1000 të tilla.

Niveli i të ardhurave apo mospasja e asnjë apartamenti tjetër. Ka shumë çifte që jetojnë me prindërit dhe duan të kenë një shtëpi. Familja duhet të ketë një nivel të ardhurash për të paguar këstin mujor dhe pjesën tjetër ia paguan bashkia.

Jemi shumë të kënaqur nga performanca e qendrave sociale. Shërbimi është dhënë me dinjitet dhe në një ambient miqësore. Ne do donim t’i shërbenim të gjithë komunitetit. Gama e shërbimeve që ne ofrojmë është shumë e madhe por ajo për të cilën jemi siguruar është se kushdo që ngryset në Tiranë të ketë mundësinë për të konsumuar një vakt të ngrohtë. Janë të gjitha të frekuentueshme. Dinamika e problemeve që kanë është e ndryshme.

Ju sot shikoni shumë më pak fëmijë në rrugë në krahasim me katër vite më parë kur shikoje shumë më shumë. Në momentin kur ne ndërtuam 120 banesa në Lana-Bregas nuk kemi vendosur pagesë. I vetmi detyrim është që fëmijët të çohen në shkollë dhe jo për lypje. Numri i fëmijëve në situatë rruge është i lartë, ka shumë që vijnë edhe nga qytetet e tjera. Përdorin disa orë të ditës për të lypur dhe kthehen prapë në qytetet e tjera.

Unë besoj që ka qenë prioritet i madh çështja e komunitetit rom. Strehimi është fokusi ynë kryesor dhe pas kësaj vjen direkt arsimi. Ne japim bonusin e qirasë. Ajo që kemi bërë ka sjellë përmirësime të jashtëzakonshme. Kemi një reduktim shumë të madh të fëmijëve të pakënaqur. Nënat janë një armë shumë e forta e jona sepse ato duan më të mirën për fëmijët e tyre.

Fokusi i bashkisë së Tiranës do jetë akoma më i fokusuar ndaj grupeve të margjalizuara. Kemi aktualisht 35 biznese të reja të cilat drejtohen nga zonja të cilat kanë punësuar gra dhe vajza të tjera.

Kemi një kamp veror fantastik te kodrat e liqenit. Ai funksionon nga ora 09;00 e mëngjesit deri në 14:00″, tha Ruseti në studion e Report tv.

anisa ruseti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehaj/ Rrëmbeu nga zyra e Kuvendit dokumentin konfidencial të marrëveshjes me SHBA

14:16 / July 27, 2026

Shefi i Policisë rrëfen negociatat me Refit Buzin, Koroveshaj: Më kërkoi të afrohesha i vetëm dhe i paarmatosur   

14:08 / July 27, 2026

Zjarret dhe emergjencat/ Rama: Në fund të vitit Shqipëria do të ketë 3 avionë për shuarjen e zjarreve, propozon pagë ekstra për zjarrfikësit

13:17 / July 27, 2026

Kryeministri Rama takim me zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile

13:02 / July 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.