Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook bën të ditur se jaë mbi 300 pozicione të lira pune në gjithë vendin për Forcat e Armatosura.

“Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje”, thotë Xhaçka në postimin e saj.

POSTIMI I MINISTRES XHACKA
Për çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur!
Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër.
Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje.

INFORAMCIONI

Qendra e Personel Rekrutimit ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtarë/detarë aktiv dhe kërkon të rekrutojë për periudhën 09.03–15.05.2020, gjithsej 312 kandidatë, sipas rajoneve:

Rajone

Tiranë 175 kandidatë,
Shkodër 40 kandidatë,
Lezhë 4 kandidatë,
Durrës 18 kandidatë,
Vlorë 7 kandidat,
Berat 44 kandidatë,
Elbasan 5 kandidat,
Burrel 1 kandidatë,
Kukës 1 kandidat,
Gramsh 5 kandidat,
Poliçan 12 kandidat,

Specialitete

Ndërlidhje 17,
Polici Ushtarake 15,
Këmbësori 120,
MZ 2,
Shofer 47,
Mirëmbajtje 9,
Kuzhinier 2,
Motorist 2,
Xhenio 2,
Infermieri 11,
Roje 83,
Muzikant 2.

Dokumentin pdf përmban informacionin e plotë për procedurat, kriteret, afatet, testimet etj.
Formulari i aplikimit në formatin ëord
Formulari i pranimit në formatin ëord
Formular vetëdeklarimi
Formular vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë QPR është deri në 30 dhjetor 2019.

Tel: 042 348 588

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here