Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Donin ta martonin me mblesëri, 26-vjeçarja braktis Shqipërinë

16:01 / February 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2018 05 22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Martesa me mblesëri dhe me një burrë shumë më të madh se vetja, e detyruan një 26-vjeçare që të largohej nga Shqipëria dhe të kërkojë azil në Angli. Kjo është historia e Daniela Prengës, e cila përmes një pasaporte false shkoi në Britani të Madhe në vitin 2015. Tashmë ajo është zbuluar se ka përdorur dokumente të rreme.

26-vjeçarja aktualisht është e martuar dhe ka një fëmijë 2 vjeç, ndërsa është në pritje të fëmijës së dytë. Avokati i Danielës ka thënë se ajo rrezikonte të dhunohej në Shqipëri. Një burrë në moshë ishte projektuar për t’u bërë bashkëshorti i saj, martesë të cilën Daniela e refuzonte. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë, ishte të braktiste vendin e saj.

Ajo shkoi fillimisht në Hungari, ku u pajis me një pasaportë false. Identiteti ishte i rremë, por fotografia dhe shenjat e gishtave ishin të Daniela Prengës. Avokati i shqiptares argumentoi se 26-vjeçarja rrezikon nëse do të kthehet në Shqipëri, ndërsa në Britani ka krijuar tashmë edhe familjen e saj.

Vet Daniela e pranoi se kishte përdorur dokumente të rreme, të cilat i duheshin për të lindur në maternitet dhe për të marrë patentën. Ajo ishte dëbuar njëherë nga Anglia, por ishte rikthyer në vitin 2016 me pasaportën false.

Pasi shqyrtoi rastin e saj, gjykata vendosi dënim 90 ditë punë në komunitet për Daniela Prengën.

angli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.