Një 63-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi dyshohet se po tentonte të sulmonte me thikë një grua.
Policia njofton se ai është vënë në pranga teksa ndodhej prapa derës së 50-vjeçares me iniciale A.A., me kapuç në kokë teksa në dorë mbante edhe një thikë.
Nga hetimet ka rezultuar se palët kishin konflikt me njëri tjetrin për shkak se 50-vjeçarja i kishte para borxh.
Njoftimi i policisë
Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Kishte siguruar mjetet për të kryer vrasje, kapet dhe arrestohet autori. Sekuestrohen një armë e ftohtë (thikë) dhe një palë dylbi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë nga qytetarët se në një pallat në lagjen “Çlirimi”, ndodhej një person i maskuar me kapuç, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe përpara derës së shtetases A. B., 50 vjeçe, konstatuan shtetasin E. E., të maskuar, me kapuç në kokë. Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(thikë) dhe një palë dylbi.
