Profesor Përparim Kabo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar thirrjen e rëndësishme kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sakos pas dorëheqjes së saj të bujshme. Sipas tij kjo dorëheqje nuk duhej të ndodhte sidomos duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet ky qytet.
Kabo shkruan se e ka dëgjuar prononcimin e kryebashkiakes, që në formulim ishte i pasaktë, por në thelb donte të thoshte se “ishte fat që nuk pati më shumë viktima”.
Statusi i Përparim Kabos:
Mora vesh qe kryetarja e Bashkisë së Durrësit zonja Valbona Sako jep dorëheqjen…e dëgjova dhe pronocimin e saj për viktimat që në formulim ishte i pasaktë, por që në thelb donte të thoshte se fat që nuk pati më shumë viktima…
Çdo jetë e humbur është tragjedi…dhe ne humbëm shumë, sepse 50 nuk janë pak. Ka pasur raste që nga tërmetet në botë kanë humbur jetën mijëra e dhjetëra mijëra, ndaj kjo gjendje e shpuri zonjën Sako ne atë gabim që lidhet me keqpërdorimin e foljes “kënaq”, në një fjali kur flitej për viktima. Mendoj se ajo duhej ta kalonte me një ndjesë publike dhe me një sqarim. Ajo duhet të jetë në krye të detyrës dhe nuk duhet të dorëhiqet. Ndaj e ftoj ta rishikojë vendimin. Qyteti në këtë situatë, nuk duhet të mbetet pa kryetar bashkie.
