Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Dorëhiqet administratori i klubit të Burrelit, kryebashkiaku i Matit e falenderon për kontributin e dhënë

20:58 / November 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ballabani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot pasdite është zyrtarizuar dorëheqja e administratorit të klubit të futbollit “Burreli”, Bajram Ballabani. Për tri vite me radhë ai dha kontributin e tij për mbarëvajtjen e skuadrës matjane.

Në takimin e organizuar në mjediset e stadiumit “Liri Ballabani” administratori falenderoi kryetarin e bashkisë Agron Malaj, futbollistët, trajnerët, mirëmbajtësit e terreneve sportive dhe sidomos tifozët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar gjatë këtyre viteve.

“Administratori Bajram Ballabani largohet për arsye personale nga drejtimi i klubit, tha kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj. Ky nuk është largim për shkak të rezultateve, sepse ne jemi me rezultate shumë të mira, dhe do t’i vazhdojmë kështu. Është bërë një punë shumë e madhe prej tri vitesh. Unë e falenderoj përzemërsisht për të gjithë punën që ka dhënë Ballabani”, shtoi Malaj.

Duke vijuar kryebashkiaku pohoi se: “Unë e falenderoj edhe si bashkëpunëtorin tim më të ngushtë gjatë këtyre viteve që ta ngrinim këtë ekip nga gjendja në të cilën e morëm dhe ta shohim në gjendjen që është sot dhe pretendojmë për ta çuar akoma më lart, drejt Superligës. Unë e di që ai do të vazhdojë të jetë pjesë e jona pasi ka 40 vite që e ndjek skuadrën kudo si ndër tifozët më besnikë të saj. Unë e falenderoj përzemërsisht për të gjithë punën që ka bërë dhe i uroj suksese në jetë e angazhimet personale.”

Aktualisht Burreli renditet në vendin e pestë në Kategorinë e Parë.

administratori burrelit dorehiqet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.