Një deputete franceze është tërhequr nga zgjedhjet e pritura parlamentare pasi u zbulua se ka shpenzuar mijëra euro të fondeve për rroba të brendshme.
Coralie Dubost raportohet se i kishte kërkuar ndihmësave të saj të kontrollonin punonjësit shtëpiakë dhe të merrnin veshjet e saj nga pastrimi kimik.
39-vjecarja do të kandidonte për parlamentin me partinë e presidentit Emmanuel Macron derisa një raport i brendshëm i agjencisë së mbikqyrjes së parlamentarëve u publikua papritur në media.
Mediat vendase thonë se ajo kishte shpenzuar më shumë se 2000 euro në veshje, nga para të ruajtura për shërbime parlamentare.
Zonjusha Dubost ka shpenzuar gjithashtu pjesën më të madhe të rrogës së saj rreth 6000 euro në muaj, për udhëtime në plazh, sipas mediave vendase, madje trajtonte stafin e saj me fjalë ofenduese.
Pas publikimit të pretendimeve, gruaja e pamartuar tha për rrjetin Mediapart: “Ka ardhur koha të tërhiqem nga jeta politike dhe t’i kushtohem familjes. Jam bërë objekt sulmesh të padrejta që kanë dëmtuar grupin tim politik.”
Më tej ajo justifikohej: “Jam budallaqe, nuk jam dinake”, teksa sugjeronte se këshillimi i dobët nga ndihmësit e saj kishte kontribuar në shpenzimet e ekzagjeruara.
