Selman Hodaj, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Sistemit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Hodaj e ka ushtruar për vite me radhë këtë detyrë, ndërsa nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar në marrjen e vendimit për t’u dorëhequr nga ky post.
Po ashtu, kujtojmë se ai ka qenë më parë kryetar i Partisë Socialiste në Berat e më pas ka kaluar në krye të Drejtorisë Arsimore të qytetit.
