Ditën e sotme Eduard Prodani ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale ku tregon se do të jetë Kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, sipas vendimit të Gjykatës.
Në postimin e tij në Facebook, Prodani shkruan:
ANETAREVE TE SHOQATES RAJONALE TE FUTBOLLIT TIRANE
Më në fund FSHF njeh rezultatin e ligjshëm të zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës. Beteja për transparencë dhe lufta për drejtësi ia vlejti.
Tashmë Tirana do të ketë një përfaqësi të vërtetë për futbollin e në shërbim të futbollit. Ashtu siç ju kam premtuar, do të jem zëri juaj dhe avokati i tërë komunitetit të futbollit në kryeqytet.
Falenderoj të tërë ata që më besuan, më inkurajuan dhe më mbështetën në këtë përpjekje.
Mezi pres t’ia nisim punës së bashku!

