Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dorëzohet Vuçiç, i drejtohet popullit serb

08:20 / January 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 1 1 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një fjalim drejtuar popullit, dha detaje në lidhje me takimin që ai zhvilloi së fundmi me përfaqësuesit e SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Italisë për çështjen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve. Ai deklaroi se në këtë takim Serbisë i është vënë ultimatum që të pranojë planin franko-gjerman, në të kundërt do të përballet me pasoja shumë të ashpra.

“Në fjalinë e dytë më është thënë se duhet ta pranoni këtë plan. Në rast të mospranimit Serbia do të përballet me: ndërprerjen e proceseve integruese, ndërprerjen dhe tërheqjen e investimeve dhe me masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ta dëmtojnë Serbinë”, u shpreh Vuçiç.

Duke i cilësuar bisedimet si shumë të vështira ai tha se në rast të refuzimit, për pak ditë do të mund të hiqej dhe regjimi i udhëtimit pa viza. Plani franko-gjerman, iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.

Plani parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë. Por në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Aleksander Vucic Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026

Rama uron Melonin për rekordin historik: “Giorgia, tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin”

09:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.