Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Doshi: Përgjegjës për “non-gratën” time dhe të Berishës është Basha, luftoi që PD të humbiste në Shkodër

09:19 / May 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1685430486 berishadoshibasha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për shpalljen “non grata” të Tom Doshit dhe Sali Berishës, kreu i PSD-së bën përgjegjës Lulzim Bashën. Ndërsa Berishën e këshillon që të krijojë parti ose të bashkojë demokratët.

“Sa ishte në pushtet, Berisha e çoi Bashën në të gjitha ministritë sepse e kishte ndër njerëzit më të besueshëm. Tani na dalka tradhtar ai. Të njëjtën gjë ka bërë Sali Berisha edhe me Ramiz Alinë. Ramizi e çoi si të besuar te studentët dhe ai e futi në burg. Unë kam pasur rastin të takoja Ramiz Alinë dhe e pyeta: Po si ka mundësi të sillet Berisha me ty kështu. Unë nuk e njihja, më tha. “Ma pruri Xhelil Gjoni.” Pra të njëjtën gjë i bëri edhe Luli Berishës. Edhe këto në lidhje me mua, që jam person “non grata”, këtë gjë e ka bërë Luli me shok. Edhe mua edhe atij. Por Berisha s’po më lë rehat, duhet t’i përgjigjem me se s’bën. Unë i bëj thirrje Berishës që: Në radhë të parë bëj një parti njëherë, regjistroje në gjykatë, me qëllim që në mënyrë legjitime të zgjidhet kryetar partie. Ose të bashkojë PD-në, edhe pse s’ka gjë më terezi po të bashkohet me Lulin dhe atë pjesën tjetër. Por në këto kushte që është sot, është kthyer në një zëdhënës i një grupimi politik. S’ka asnjë tagër”– tha Doshi në “Top Story”.

Kreu i PSD-së pretendon se Lulzim Basha i cili ka qëndruar jashtë syrit publik gjatë fushatës së 14 Majit, në të vërtetë ka mbështetur kandidatin socialist në Shkodër, Benet Becin vetëm që Sali Berisha të humbte edhe bashkinë e vetme që i kishte mbetur.

Lulzim Basha Sali Berisha tom doshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.