Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Dosja 339/ Rama: Nuk ka përgjime të certifikuara nga askush

21:23 / May 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1557336791 edirama1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri  Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” ka komentuar hetimet e dosjes 339 nga ana e prokurorisë shqiptare. Rama tha se nuk ka hetime të certifikuara nga askush lidhur me këto hetime.

“Jemi në një kontekst tjetër. Është një moment ku unë flas lidhur me kërkesën tonë për të bërë një hetim parlamentar mbi zgjedhjet e vitit 2009.

Nuk ka përgjime të çertifikuara nga askush. Ka përgjime të dalë për të cilat në dijeninë time ka hetime për nxjerrje të sekretit hetimor. Nuk ka përgjime të certifikuara por ka përgjime të dala në shkelje të sekretit hetimor.

Thjesht që ka një ndryshim shumë të madh midis të dyjave. Për sa i përket si janë zhvilluar hetimet mund të pyesni prokurorët.

Mbi bazë përgjimesh nuk mund të nxirren konkluzione dhe të bëhen ndëshkime popullore. Jam i painteresuar për të bërë cic-mic.

Mbi bazën e këtyre sallatave të fjalëve nuk mund të bëhen dot ndëshkime popullore dhe strategji politike dhe të arrihet në konkluzionin për të bërë këtë sallatë fjalësh. Nëse ndëshkimet do ishin kaq të thjeshta atëherë nuk do kishte një përcaktim të qartë çdo të thotë përgjim, çfarë vlere ka përgjimi dhe si mund të kthehet në provë.

Unë nuk jam prokurori këtu. nëse jeni të interesuar për hetimet thërrisni prokurorët të përgjigjen. unë kam parë deklarimin zyrtar që është bërë se kjo dosje është mbajtur e mbyllur për një kohë të gjatë dhe se nuk është bërë hetim dhe se janë thirrur OPGJ për të bërë zbardhjen e përgjimeve. këtë di unë nga deklarata zyrtare. Nuk mundet që një opozitë t’i thotë qeverisë ti duhet të ikësh se unë kam lexuar disa përgjime. Unë nuk kam nevojë dhe të drejtë të thërras asnjë prokuror që t’i flas se kush njolloset apo kush nuk njolloset.

Prokuroria duhet të hetojë këdo që hyn në zonën e saj të veprimtarisë. Asnjëherë nuk kam dalë që të kem folur në mënyrë të tillë që të influencohet negativisht një hetim. Unë nuk e kam zgjedhur Prokuroren e Përgjithshme. E ka zgjedhur Kuvendi i Shqipërisë në dakordësi të plotë me të gjithë faktorin ndërkombëtar që monitoron reformën në drejtësi.”-u shpreh Rama.

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anulimi i ligjit për investimet strategjike, reagon Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

23:01 / July 14, 2026

“Projekti në Zvërnec, krenari për Shqipërinë’, Rama nga Brukseli: Ligji për zonat e mbrojtura, ndër më të mirët

20:26 / July 14, 2026

Myslim Murrizi sfidon Berishën: Publiko emrat e sekretariatit! Po i lë demokratët prej 16 vitesh në opozitë

20:00 / July 14, 2026

‘Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën’, Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm

16:15 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.