Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dosja 5D! Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën për veçim të çështjes penale ndaj disa të pandehurve

12:40 / May 22, 20251 Min Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1716910771 gjkko 770x434 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vijon gjykimi i të pandehurve në gjykatë për dosjen 5D. Avokatja e Taulant Tushës ka kërkuar ndarjen e procedimit penal për klientin e saj, duke argumentuar se pozita e tij juridike, faktet dhe provat që lidhen me të janë të ndryshme nga ato të të pandehurve të tjerë.

Kërkesës së saj iu bashkuan edhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku – anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave – të cilët kërkuan gjithashtu gjykim të veçuar, duke theksuar se çështjet ndaj tyre nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pjesën tjetër të dosjes.

Sipas mbrojtjes, veprat penale që u atribuohen Mariglen Qatos dhe Redi Mollës – përkatësisht korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie – si edhe akuzat ndaj Nestor Muhametllarit, janë të një natyre të ndryshme dhe kërkojnë një trajtim më të thelluar për shkak të kompleksitetit të provave.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të mos e pranojë kërkesën për ndarje të çështjes. Trupa gjykuese argumentoi se çështja do të vijojë të shqyrtohet në një proces të unifikuar për të gjithë të pandehurit.

ceshtje dosja Gjykata kerkese pandehur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kryepeshkopi Joan para Patriarkut Vartholome: Kisha Orthodokse, faktor progresi

17:35 / June 15, 2025

Vlora, e tejmbushur nga vizitorët

16:37 / June 15, 2025

Kanioni i Langaricës, perla natyrore mes shkëmbinjve dhe ujërave termale

15:48 / June 15, 2025

97.8 meshkuj për 100 femra, gratë po dominojnë raportin gjinor në Shqipëri

14:51 / June 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.