Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dosja 5D, Këlliçi: U pyeta në mënyrë intimiduese

11:52 / September 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture111 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka folur para SPAK për hetimet që po zhvillohen lidhur me dosjen 5D, duke thënë se është pyetur në mënyrë intimiduese nga avokatët e drejtorëve të përfshirë në çështje.

Ai ka theksuar se pyetjet e bëra ishin më shumë interpretime politike dhe akuza, duke shtuar se është përgjigjur me etikë. Këlliçi deklaroi se të gjitha informacionet dhe dokumentacionet që ka pasur, i ka depozituar në SPAK. Ai shtoi se beteja e tij kryesore është kundër liderëve të lidhur me korrupsionin, si Erion Veliaj, Edi Rama dhe Belinda Balluku.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi: U thirra si dëshmitar dhe si kallëzues për dosjen famoze 5D. Jam pyetur nga avokatët e drejtorëve, jam pyetur për rrethanat, jam pyetur në mënyrë intimiduese nga rrethanat, është kaluar në interpretime politike dhe akuza. Më thanë edhe nëse fitova zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Jam pyetur për burimin e informacionit, për teknikalitete që kanë të bëjnë me çështjen. Përgjigjet e mia kanë qenë me shumë etikë.

E kam depozituar gjithë dokumentacionin që kam pasur. Unë kam marrë informacione në mënyrë publike e burime dhe të gjitha i kam depozituar në SPAK. Beteja ime është me Veliajn, me Ramën, me Ballukun, të gjithë që janë përfshirë në afera korruptive.

belind kellici dosja 5 d intimidim pyetje spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.