Shtyhet për të 4-ën herë në gjykatën e Apelit, seanca ndaj deputetit Ervin Saljani, i akuzuar për çështjen Babale.
Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi, i pandehur në këtë proces.
Për shkak të mungesës së Sefës, gjykata vendos avokat kryesisht ndaj gazetarit Olldashi.
Për zëvendësimin e avokatit gjykata urdhëroi edhe njoftimin e Olldashit. Seanca e radhës u caktua më 19 dhjetor ora 13:00.
