Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dosja e tërmetit ku humbën jetën dy persona, shpallet i pafajshëm ish-kreu i ALUIZNI-t Durrës

09:29 / November 7, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjuzi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, ka fituar këtë të hënë pafajësinë në gjykatë, ku po gjykohej për “shpërdorim detyre” si pjesë e dosjes së tërmetit të vitit 2019. I pafajshëm është shpallur edhe Artur Terziu, pronari i një lokali në Durrës ku humbën jetën dy persona si pasojë e dëmeve të tërmetit.

Në dosjen e prokurorisë pronari i lokalit akuzohej se kishte ndërhyrë në katin e parë në kundërshtim me rregullat. Nga hetimet e prokurorisë së Durrësit ka rezultuar se 44-vjeçari ka dobësuar muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij. Sipas dosjes së prokurorisë, Terziu ka shfrytëzuar edhe tarracën e pallatit ku ndodhej lokali, ku kishte vendosur tri depozita uji voluminoze në funksion të biznesit.

I pafajshëm është shpallur edhe kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela. Tre ish-punonjës të të njëjtit institucion janë shpallur fajtor. Skerdi Bello është dënuar me 2 vite shërbim prove, Alfred Qetka 6 vite në shërbim të komuniteti, po ashtu edhe Aldo Dakovelli.

Flamur Gjuzi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:38 / October 28, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026

Qeveria miraton sot Paketën Fiskale/ Ulet TVSH për shportën, rritet për mallrat dhe shërbimet e tjera

09:34 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.