Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dosja me 5 vrasje / Policia i vrau babanë 17 vite më parë, djalit i bëjnë atentat me tritol

20:53 / April 8, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder811
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer në derën e oborrit të Marin Begesë në fshatin Kukël të Bashkisë Vau i Dejës. Ka qenë ora 06:30 e mëngjesit e 21 marsit, kur Marin Begeja, sapo ka dalë te dera e oborrit, ka dëgjuar tritolin të shpërthente.

48-vjeçari, baba i 6 fëmijëve, i ka shpëtuar këtij atentati duke marrë vetëm disa dëmtime të lehta. Begeja ka dyshime të forta se tritoli ndaj tij është vendosur si pasojë e konflikteve që ka pasur babai i tij, Tomë Begeja, i cili fund të korrik të vitit 2002 u ekzekutua nga Policia e Shkodrës. Tomë Begeja, nga viti 1993 dhe deri në vitin 2000, kishte vrarë 5 persona dhe kishte tentuar që të ekzekutonte një tjetër. Sot, pas 17 vitesh, djali i tij, Marin Begeja, thotë se ka dyshime se tritoli mund t’i jetë vendosur pikërisht për shkak të konflikteve të babait të tij.

Si ndodhi ngjarja? Kam dalë në mëngjes herët me motor dhe duke dalë kam ardhur te dera e kam hapur njërin kapak të derës. Në momentin që kam tentuar të dal nga dera, ka shpërthyer tritoli i telekomanduar. Për momentin kam mbetur pa ndjenja dhe nuk kam kuptuar asgjë se çfarë ndodhi dhe më pas e kam kuptuar.

Ishte një shpërthim i fuqishëm? Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm, aq sa ka dëmtuar shtëpinë time, shtëpinë e disa komshinjve këtu afër dhe unë jam dëmtuar pak. Më ka shkuar gjak nga hundët dhe kam pasur disa gërvishtje, pra më ka shpëtuar Zoti.

Sa ishte ora dhe ku po shkonit ju në atë moment? Ishte ora 6:30 e mëngjesit, ndërsa unë isha nisur që të shkoja te një kanal me ujë këtu afër për të zënë peshk.

Kishte lëvizje në atë moment? Për fat të mirë nuk kishte fare lëvizje, sepse ishte herët. Në fakt, pas 5 minutave kalonte autobusi që çon fëmijët e fshatit në shkollë. Fatmirësisht që nuk ka shpërthyer kur do kalonin ata dhe shpëtuan ashtu si unë, por gjithsesi është një ngjarje tejet e rëndë që më ka ndodhur.

Çfarë bëtë pas shpërthimit? Kam njoftuar menjëherë Policinë Vendore të Shkodrës. Atë ditë qëlloi që të jetë edhe një nga protestat në Tiranë dhe erdhën me pak vonesë. Pastaj, pas afro dy orësh kanë ardhur ekspertët nga Tirana.

E ka hetuar Policia ngjarjen, keni një përgjigje? Hetimet deri më tani nuk kanë zbuluar asgjë, ose të paktën mua s’më kanë thënë asgjë deri më tani. Mua Policia më tha se do ta gjenin autorin, do ta zbulonin atë, por deri më tani asgjë.

Si ka ndodhur kjo ngjarje, keni ndonjë ide? Nuk e di se si ka ndodhur. Kam përshtypjen se sasia e tritolit të telekomanduar është vënë gjatë natës te dera e shtëpisë sime. Nuk e di se si mund të jetë organizuar.

Ju jeni djali i Tomë Begesë, të cilin Policia e ekzekutoi 17 vite më parë. Keni dyshime se tritoli ndaj jush mund të jetë për shkak të atyre problemeve që ka pasur babai juaj? Unë mendoj se si shkak i atyre konflikteve mund të ketë ndodhur e gjitha kjo. Unë personalisht, që pas vdekjes së babait nuk kam pasur asnjë lloj problemi me askënd. S’kam pasur as debate dhe asnjë konflikt të mundshëm.

Keni një dyshim konkret se kush mund ta ketë vendosur tritolin? Dyshim konkret nuk kam, sepse babai im ka pasur disa konflikte të ndryshme para 17 viteve. Problemet nisin që në vitin 1993 dhe vijojnë derisa është ndarë nga jeta 17 vite më parë. S’mund t’ia vë gishtin askujt dhe s’e di se nga cili person më ka ardhur. Mund të jetë ndonjë nga ata që babai ka pasur probleme, por s’e di se kush konkretisht.

Keni pasur më përpara ndonjë problem, ndonjë presion apo kërcënim? Kam pasur edhe një rast rreth 3-4 vite më parë. Një person më është futur në shtëpi, duke më thënë se sikur babai im i kishte pasur atij 200 mijë lekë të vjetër borxh.

Ku ndodhej familja kur shpërtheu tritoli? Fëmijët ishin në gjumë. Gruaja ime ishte zgjuar, edhe çobani i deleve që kam, si dhe nëna ime, kurse fëmijët ndodheshin në gjumë, por më pas u zgjuan. Shansi që nuk kishin dalë ende, sepse pas pak minutash do të niseshin në shkollë dhe mund të ishin dëmtuar ata, ose fëmijët që transporton autobusi.

Ndiheni i frikësuar? Patjetër që jam i frikësuar. Më shumë kam hallin e familjes, sepse i kam shumë të trishtuar dhe nuk pushojnë nga shqetësimet pasi kanë parë tmerr me sytë e tyre.

Konfliktet e së shkuarës, a i keni të mbyllura? Jo, nuk i kemi të mbyllura të gjitha. Disa janë ende të hapura dhe disa janë mbyllur. Megjithatë, duke qenë se s’kam diçka konkrete, s’mund të akuzoj askënd në mënyrë të drejtpërdrejtë. /
PANORAMA


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen

21:38 / July 9, 2026

Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë

20:00 / July 9, 2026

Rama jep lajmin: Peizazhet mahnitëse të Shkodrës u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda

16:29 / July 9, 2026

Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

15:04 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.