Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

DOSJA- U pagua për të vrarë, burg për jetë për autorin e vrasjes së Suela Sulës

11:37 / March 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
suela sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata ka dhënë masën burg për jetë për autorin e vrasjes së Suela Sulës, Fatjon Karmneshta, ngjarje e ndodhur në prill të 2016-tës. Në burg është dhe bashkëshorti i Suelës, si porositësi i vrasjes.

Në dosjen hetimore të vrasjes së Suela Sulës, në prill të 2016-tës shpjegohet dhe se si organet hetimore arritën tek ekzekutori i 38-vjeçares, duke zbuluar edhe porositësin e vrasjes, që ishte pikërisht bashkëshorti i saj.

Nga këqyrja e telefonit të viktimës u përftuan disa regjistrime audio, ku Sadetini bashkëbisedonte edhe me një person të quajtur Fatjon Karmeshtna, me të cilin rezulton se kishte një raport të ngushtë dhe bisedojnë për raportet e të pandehurit me bashkëshorten dhe dyshimet e tij rreth saj.

Gjatë hetimeve paraprake prokuroria kishte marrë në pyetje Fatjonin por ai kishte dhënë deklarime të rreme. Prokuroria dyshonte se ishte ai ekzekutori material i krimit dhe e mori në pyetje. Atëherë për të provuar faktin u kryen hetime më të thelluara në rrugë operative.

Në kërkesën e urdhrit të ndalimit të prokurorit të Krimeve të Rënda Henrik Ligori thuhet: “Me anën e një shisheje uji që e përdori i dyshuari, me urdhër të prokurorit, u tentua të merrej material biologjik për të ndërtuar profilin gjenetik të AND-së së këtij shtetasi dhe për të kryer në vijim krahasimet e nevojshme.”

Ekpertimi biologjik i ADN-së u krye më 8 janar 2018.

Kjo profil gjenetik u krahasua profilin gjenetik të mbetjeve biologjike të marra nga thonjtë e dorës së djathtë të viktimës Suela Sula dhe ekspertët vërejtën përputhje të plotë.

Më 19 janar 2018 ekspertët arritën në konkludimin se: “Profili gjenetik i përftuar nga materiali human në grykën e shishes e cila është përdorur nga shtetasi Fatjon Karmeshtna, ekzaminuar me aktin Nr.141, datë 08.01.2018, është plotësisht i përfshirë në profilin miks të përftuar nga thonjtë e dorës së djathtë të kufomës së shtetases Suela Sula, ekzaminuar me aktin Nr.4619 datë 24.5.2016.”

“Ky konkluzion provon se viktima është përpjekur t’i rezistojë tentativës së të dyshuarit Fatjon Karmeshtna për ta mbytur dhe gjatë kontaktit fizik materiali biologjik i këtij të fundit ka mbetur i fiksuar në thonjtë e dorës së djathtë të viktimës”

“Në këto rrethana, ka të dhëna të mjaftueshme se ekzekutori material i krimit të vrasjes me mbytje të viktimës Suela Sula është i dyshuari Fatjon Karmeshtna. “

Me bindjen se Fatjoni “kreu krimin në bashkëpunim dhe me porosi të të pandehurit Sadetin Fadil Sula” prokuroria kërkoi arrestimin e tij. Ai u arrestua në janar të 2018, pothuajse dy vite nga ngjarja e rëndë që i mori jetën nënës së tre fëmijëve.

pagua Suela Sula tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.