Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dozë e tretë vaksine për variantin Delta? Zyrtarët e Shëndetësisë në SHBA: Nuk është ende e nevojshme

18:25 / July 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pfizer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania Pfizer njoftoi se është gati të kërkojë autorizimin në Shtetet e Bashkuara për një dozë të tretë të vaksinës së saj kundër COVID-19, por zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se një dozë përforcuese nuk është ende e nevojshme.

Kompania tha të enjten se një dozë tjetër mund të rrisë në mënyrë dramatike imunitetin dhe ndoshta mund të ndihmojë në parandalimin e varianteve shqetësuese të koronavirusit. Pfizer thotë se të dhënat e hershme nga një provë e kryer nga kompania sugjerojnë se nivelet e antitrupave tek njerëzit rriteshin pas marrjes së një doze të tretë. Por aplikimi nga ana e kompanisë nuk do të thotë se doza e tretë do të dalë së shpejti në qarkullim për t’u injektuar.

Do të jenë zyrtarët e shëndetit publik që do të vendosin nëse ajo është vërtet e nevojshme. Deklarata e përbashkët e Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Ilaçeve doli pas njoftimit të Pfizer-it. Në deklaratë thuhej se ato duan të shohin më shumë të dhëna para se të autorizojnë një dozë përforcuese.

Kërkimet nga shumë vende tregojnë se vaksinat Pfizer dhe të tjera të përdorura gjerësisht kundër COVID-19, ofrojnë mbrojtje kundër variantit shumë ngjitës delta, i cili po përhapet me shpejtësi në gjithë botën dhe tani llogaritet se paraqet shumicën e infeksioneve të reja në Shtetet e Bashkuara.

Dy doza të shumicës së vaksinave janë thelbësore për të zhvilluar nivele të larta të antitrupave që luftojnë të gjitha variantet e virusit, jo vetëm variantin delta – dhe shumica e vendeve të botës është në pritje të dozave fillestare mbrojtëse ndërsa pandemia vazhdon të zgjerohet.

Por, antitrupat natyrshëm zbehen me kalimin e kohës, kështu që studimet janë duke u zhvilluar për të treguar nëse dhe kur mund të duhen doza shtesë.

Dr. Mikael Dolsten i kompanisë Pfizer i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se të dhënat e hershme nga studimi i ri i kompanisë sugjerojnë që nivelet e antitrupave rritte pesë deri në dhjetëfish pas një doze të tretë.

Por Dr. William Schaffner, një ekspert i vaksinave në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt thotë se autoritetet e shëndetit publik do të duhet të vendosin nëse është vërtet e nevojshme, veçanërisht kur miliona njerëz nuk kanë mbrojtje.

“Vaksinat u krijuan për të na mbajtur jashtë spitalit” dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë pavarësisht variantit më ngjitës delta, tha ai. Dhënia e një doze tjetër do të ishte “një përpjekje e madhe ndërsa ne po përpiqemi t’u japim njerëzve dozën e parë”.

Aktualisht vetëm rreth 48 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar – dhe disa pjesë të vendit ka norma shumë më të ulta të imunizimit, në zona ku varianti Delta po rritet. Të enjten, Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha që kjo çon në “dy realitete” – zonat shumë të imunizuara të Amerikës që po kthehen normalitetit ndërsa shtrimet në spital po rriten në zona të tjera./ Marrë nga VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.