Ditën e sotme është mbledhur Komitetit Teknik i Ekspertëve ku konfirmuan edhe ardhjen e virusit më të ri Omicron në vendin tonë.
Dr. Najada Çomo në fjalën e saj në Komitetin Teknik të Ekspertëve ka bërë thirrje dhe ka ka vënë në dukje rëndësinë e vaksinimit kundër koronavirusit duke cituar fjalët prekëse të një të riu 30-vjeçar që ndërroi jetë para disa ditëve në spital nga COVID-10.
Dr. Çomo tha: “Rastet e shtruara në spitale i takojnë kryesisht qyteteve të mëdha si Tirana, Berati, Durrësi dhe janë qytetarët nga zonat urbane. Duke qenë e 30% janë mosha të reja, vlerësohet shumë procesi I vaksinimit ndërsa për moshat mbi 60 vjeç kërkohet bërja e dozës së tretë të vaksinës.
Do ta mbyll diskutimin tim me fjalët e fundit të një djali 30-vjeçar, Klevisit, që disa orë para se të ndërronte jetë tha “Më vjen keq që nuk u vaksinova”.
