Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Dr. Shk. Glevin Dervishi / Edhe 10 orë nga skenari që askush nuk do ta dëshironte në Egje-Mesdhe Lindor

20:29 / August 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
harta greqi turqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dr. Shk. Glevin Dervishi*

Që nga nisja e lundrimit në kuadratin detar që përfshin NAVTEX i lëshuar nga Turqia në Egje-Mesdheu Lindor, anija sizmiografike turke Oruc Reis e shoqëruar nga një grup detar i marinës turke ka lundruar për 50 milje në brendësi të Shelfit Kontinental grek.

Në fakt zona ku po lundron grupi detar turk është një zonë ambigue që për nga pikëpamja e së drejtës së detit i jep mundësinë Turqisë të lundrojë lirisht në bazë të parimit të lundrimit të lirë, por nuk i jep asaj të drejtën e kërkimit sizmik dhe shpimit për hidrokarbure.

Kjo zonë shtrihet gjeografikisht përpara ishullit Kastelorizo që është edhe Thembra e Akilit për delimitimin e hapësirave detare Greqi-Turqi, Turqi-Qipro Greke, Turqi-Egjypt, Greqi- Qipro Greke. Prej faktit që Greqia dhe Turqia nuk kanë një marrëveshje për delimitimit dhe pesha e ishullit Kastelorizo është e papërcaktuar, ç’ka në fakt do sillte dhe zgjidhjen e ekuacionit për 3 delimitimet e tjera, kjo zonë e papërcaktuar po përdoret nga Turqia për këto manovra detare me rrezikshmëri të lartë, por që kanë më shumë një natyrë psikologjike dhe që kryhen në një “xhep” juridik të papërcaktuar.

Lexo edhe: Analiza / Greqia dhe Egjipti nënshkruan sot marrëveshjen për zonat detare. Dr. Glevin Dervishi: Ja efektet e paktit në Egje dhe Mesdheun Lindor. Radhën e ka Shqipëria

Mbetet për t’u parë nëse grupi detar ushtarak dhe kërkimor turk do të hyjë përtej koordinatës A të vijës delimituese të marrëveshjes së pjesshme Greqi-Egjipt (e cila është e pjeshme prej faktit që pesha e Kastelorizo nuk është përcaktuar më parë mes Greqi-Turqi).

Nëse grupi detar turk hyn përtej kësaj pike, ç’ka do t’i duhet edhe 10 orë lundrim për të arritur në atë pikë, do të kemi një skenar krejt tjetër. Në atë moment Marina Ushtarake Greke është në sprovë reale dhe hapësira e grupit detar të Turqisë për të bërë manovra ambigue merr fund, duke u futur në lojë skenari që askush nuk do ta dëshironte. Edhe 10 orë që diplomacia evropiane të reduktojë tensionin në rritje në Egje-Mesdhe Lindor.

Njohës i politikës së jashtme të Greqisë dhe si anëtar i ekipit shqiptar në negociatat dypalëshe

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

“Shteti bektashi, më afër se kurrë” ish-këshilltari i Clinton: Është punuar dy vjet për finalizimin e tij

16:39 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.