Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Draft-raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë vlerëson punën e SPAK: Ka presion ndaj gjyqësorit

19:38 / March 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Parlamenti Evropian 600x360 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Draft-raporti për Shqipërinë, i dorëzuar pranë Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, vlerëson progresin në Reformën në Drejtësi. Nga ana tjetër sheh si shqetësim ndërhyrjet dhe presionin ndaj sistemit gjyqësor. Drafti ngre gjithashtu edhe shqetësimin për cenimin e pavarësisë institucionale të SPAK.

”Parlamenti Evropian përshëndet progresin që ka arritur Shqipëria në zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë procesin e Vetingut, të përfunduar në shkallë të parë; megjithatë shpreh shqetësimin për ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionin mbi sistemin gjyqësor. Thekson punën kyçe të SPAK në vijimësinë e dokumentimit të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në raste të korrupsionit në nivele të larta; paralajmëron kundër minimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK”.

Draft-raporti vlerëson angazhimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa thekson rëndësinë e dialogut politik, duke i bërë thirrje palëve të tejkalojnë polarizimin e vazhdueshëm mes tyre.

”Draft raporti insiston për rëndësinë e debatit politik konstruktiv dhe sjelljes korrekte parlamentare si aspekte kyçe të qeverisjes demokratike; ripohon përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike të Shqipërisë për të forcuar dialogun politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës dhe për të tejkaluar polarizimin politik të vazhdueshëm në vend. Merr në konsideratë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të 2024, të cilat mundësojnë votimin jashtë vendit nga diaspora shqiptare dhe vendosin lista kandidatësh pjesërisht të hapura; insiston për nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e papërmbushura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias”.

drejtesia gjyqesori Parlamenti Europian spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.