Drafti i Asocacionit për Komunat Serbe, i cili i është dorëzuar presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz nga kryeministri Edi Rama, sipas burime të TvKlan, Bashkimi Europian e quan një tekst serioz dhe me cilësi të lartë.
Teksti i i dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Rama po analizohet me kujdes dhe shihet si kontributor në avancimin e dialogut Kosovë-Serbi. Rama bëri me dije lajmin për dorëzimin e draftit për Asociacionin për Komunat Serbe në një konferencë për shtyp.
“Dje i kam përcjellë Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz, që janë dy kumbarët e propozimit franko-gjerman një draft të Asociacionit, për të cilën kam vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe palën amerikane”, tha Rama.
