Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Leka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Martin Leka në një intervistë në “News Line” u shpreh se reforma territoriale duhet të konsultohet më qytetarët.

Gjithashtu ai theksoi se protesta në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarë që humbin pushtetin. Analisti Leka argumentoi se shumë bashki të vogla duhet të integrohen në bashki më të mëdha për të përmirësuar administrimin dhe ofrimin e shërbimeve.

Ai shtoi se protestat në bashki si Poliçani nxiten nga drejtues lokalë që rrezikojnë të humbin pozitat e tyre, duke përmendur edhe djegien e teserave si një veprim të nxitur politikisht.

“Të dy partitë përmes bashkë-drejtimit të komisioneve të reformës territoriale, kanë shëtitur në të gjithë republikën e Shqipërisë, për të biseduar me një numër njerëzish që kanë interesa apo lidhje me reformën territoriale. Kanë marrë nga banorë dhe grupe të ndryshme interesi disa sugjerime, problemi është se këto komisione në shumë raste kanë qenë pjesë e një reforme të cunguar. Por ka pasur edhe cedime, pasi ndërkohë që PS kërkon të ulen numrat, partia tjetër kërkon që ky numër të shtohet. Këto qasje të kundërta nuk kanë në themel atë që duhet të ishte efikasiteti i këtyre bashkive. Unë mendoj që mbi bazën e këtij efikasiteti shumë nga bashkitë e vogla duhet të jenë brenda bashkive të mëdha për këtë efikasitet. Protesta e bashkive të vogla, përfshirë Poliçanit, janë më shumë se sa përllogaritja e shërbimeve, ata kërkojnë statusin. Por duhet bërë e qartë se një grup administrate do jetë edhe në këto Bashki sepse nuk drejtohet Poliçani me zyrat në Berat. Këto Bashki duhet të dëgjohen, por duhet t’u bëhet qartazi efikasiteti për të ardhmen e tyre. Diskutimet varen kryesisht nga partia në pushtet por edhe nga opozita. Por opozita ka krijuar një propozim me 100 bashki. Mendoj që të dyja palët të bëjnë mediume dhe të krijojnë një debat konstruktiv real dhe të na bëjnë të mundur qartësimin e situatës”, tha ai.

Më tej nënvizoi se bashkitë e vogla si Poliçani duhet të shkrihen në bashkitë e mëdha.

bashkive drafti kryetaret martin Leka protestat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Zbulohet një lokacion i ri me mbetje të dyshuara mortore në Zubin Potok!

13:46 / August 3, 2026

5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm, sot afati i fundit për aplikimet! Rikthehet Arta Marku

12:12 / August 3, 2026

U mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit

17:21 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.