Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

DRAFTI: Zbulohet propozimi i Ramës për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

18:25 / November 1, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Televizioni Klan ka zbardhur propozimn e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi me titullin “projekt – statuti për bashkësinë e komunave me shumisë serbe”, Kryeministri Rama ua dërgoi Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kancelarit gjerman, Olaf Scholz më 7 Qeshor të këtij viti.

Ai përmban kornizat, kontekstin ligjor dhe politik, projekt-statutet e ndryshme, vijat e kuqe të palëve dhe parimet e hartimit.

Tre janë objektivat kryesorë.

“Implementimi i Marrëveshjes Bazë të vitit 2013, ratifikuar nga Kosova dhe i Marrëveshjes së 2015-ës.

Krimi i një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës.

Mbrojtje e dyfishtë”.

Katër janë parimet kryesore.

“Statuti përcakton kompetencat, organizimin dhe mënyrën e funksionimit të trupës.

Statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese.

Asociacioni nuk duhet të zëvendësojë, t’í mbivendoset osë të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna.

Pjesëmarrja vullnetare është e hapur së pari për bashkitë me shumicë serbe”.

Ndër kompetencat kryesore janë bashkëpunim dhe bashkëveprimi ndërkomunal, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb në Kosovë pa paragjykime ndaj komuniteteve të tjera, menaxhimi i institucioneve lokale të shëndetit dhe arsimit dhe hartimi i politikave që nxisin përparimin e demokracisë dhe angazhimit civil lokal.

Por si do të funksionojë kjo bashkësi komunash? Kryeministri Rama propozon këtë strukturë organizative.

“Struktura organizative, asambleja, Presidenti dhe zv/presidenti, Bordi, grupi këshillues, administrata, zyra e ankesave”.

Përsa i përket marrëdhënieve me autoritetet qëndrore, në propozimin e kryeministrit Rama parashikohen këto sugjerime.

“Bashkësia nuk duhet të zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese dhe ligjore mes autoriteteve qëndrore dhe lokale në Kosovë.

Dy vitet e para pas nisjes nga puna, bashkësia do të monitorohet nga Bashkimi Europian.

Bashkësia mund të hartojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit, siç bën Këshilli Konsultativ për Komunitetet”.

Drafti është pranuar nga të dyja palët, si nga pala serbe ashtu edhe nga pala kosovare, që fillimisht e kundërshtoi atë nëpërmjet kryeministrit Kurti, por duket që presioni ndërkombëtar ka bërë që pala kosovare ta pranojë këtë propozim të kryeministrit Rama.

“Të dyja palët thanë se projekt-dokumenti mund të shërbejë si dokument i përshtatshëm pune.

Kosova ka ngritur disa çështje, paraqiti disa papërputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumente të tjera. Serbia njoftoi se kishte disa pyetje dhe shqetësime pa theksuar kundërshti të veçanta”.

Në përfundim të draftit thuhet se ai ka marrë edhe mbështetjen e partnerëve kryesorë ndërkombëtarë.

“Draft-Statuti mbështetet nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara. Draft-Statuti nuk shkel asnjë vijë të kuqe të Kosovës. Draft-Statuti ve në dukje prioritetet kryesore të Serbisë”.

Kur u propozua nga Kryeministri Rama, në Shqipëri e Kosovë shpërthyen akuzat kundër tij, ndoshta edhe për faktin se drafti nuk ishte publik.

Por ai u përshëndet nga emisarët e BE dhe SHBA, Lajçak e Escobar, ndërsa Brukseli e vlerësoi si serioz.

Pranimi i propozimit të kryeministrit Rama bëhet kështu për herë të parë një bazë e ndërtimit të një dokumenti të Bashkimit Europian për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë.

Ai parashikon edhe mënyrën e financimit të asociacionit, me kontribute nga anëtarët, autoritetet e Kosovës, grante të tjera dhe donacione përfshirë edhe nga Serbia.

Buxheti dhe shpenzimet të jenë subjekt i një mbikqyrjeje të një periudhe 5-vjeçare nga Bashkimi Europian dhe që mund të rinovohet, ndërsa Auditi i Përgjithshë i Kosovës do të bëjë kontrolle të jashtme ndaj Asociacionit në përputhje me ligjin.

Edi Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit / “E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”

13:26 / September 7, 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

13:20 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Zjarret në vend/ 14 vatra ende aktive, luftë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

11:38 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.