Pa u bërë 48 orë nga arritja e një marrëveshje publike mes PS-së dhe Opozitës për mënyrën se si duhet zgjedhur Presidenti, pakti mes tyre duket se po shkon drejt dështimit.
Teksa sot ishte caktuar që të mbahej mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku do të diskutohej mbi zhvillimet për zgjedhjen e presidentit, gjithçka duket se është anuluar. Sekretari i grupit parlamentar, Arbi Agalliu u ka dërguar një mesazh deputetëve të PD-së, ku i njoftonte për anulimin e mbledhjes, e cila ishte thirrur me kërkesë të Enkelejd Alibeajt.
Anulimi i kësaj mbledhje, sipas PD-së është bërë për faktin se PS ka ndryshuar qëndrim lidhur me negociatat që tashmë po zhvillohen me opozitën për zgjedhjen e kreut të shtetit.
“Përshëndetje!
Pas ndryshimit të qëndrimit të PS lidhur me procesin e zgjedhjes se Presidentit, mbledhja e sotme e grupit nuk do të zhvillohet!
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin e dërguar deputetëve të PD-së.
