Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Drejt fundit numërimi i votave për kandidatët në qarkun Fier, Balluku: Janë ndër më të votuarit në rang vendi

15:16 / May 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 15 151126
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vijon numërimi i votave të fundit edhe në qarkun Fier, aty ku qytetarët votues hodhën në fletën e votimit për kandidatin e preferuar. Drejtuesja politike e PS-së për këtë qark, Belinda Balluku shprehet se procesi i numërimit të votave ka qenë i qetë dhe se nuk është shënuar asnjë incident. Në lidhje me kandidatët ajo tha se është e kënaqur me rezultatin shumë të mirë, pasi janë rreshtuar në rang vendi si më të votuarit.

”Po përfundon KZAZ 60, e fundit për qarkun e Fierit. Ka qenë në proces të numërimit të votave individuale që ka përfunduar me sukses, pa asnjë incident. Votat individuale në një bashki me kaq votues është normale, po konkurrojnë në rang vendi pasi janë rreshtuar në rang vendi.

I pari ka dalë Ceno Klosi, më pas Klevis Jahaj. Pastaj është Asforal Haxhiu, etj. Për mua si drejtues qarku është kënaqësi pasi janë mbështetur zgjedhjet që ne kemi bërë si deputet. Kishim një listë që gjithkush ishte i përfaqësues, Ceno Klosi është fierak, i lindur dhe rritur në Fier. Ka dhënë kontribute në PS, është edhe fierak edhe socialist.

Mbështetja ka ardhur edhe për shkak të cilësisë që kanë pasur kandidatët. Pra të gjithë e kanë këtë mbështetje masive që kanë marrë. Për mua si drejtuese e qarkut është kënaqësi e madhe që të shoh që zgjedhjet që kemi bërë ne janë mbështetur masivisht. Listat e hapura kanë në bazë të tyre meritokracinë dhe janë motor për të sjellë sa më shumë vota”, tha Balluku.

balluku Fier Kandidatët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.