Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejt një modeli të unifikuar dhe përtej orarit mësimor, Kumbaro: Nis pilotimi i programit “Pas Shkolle”

10:10 / May 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2691
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur pilotimi i programit “Pas Shkolle” në disa nga shkollat e kryeqytetit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare.

“Nga kjo javë ka nisur pilotimi i programit ‘Pas Shkolle’ dhe pas mbarimit të mësimit, nxënësit përfshihen në aktivitetet e preferuara që nga kërcimi, zejet tek arti pamor dhe bërja e detyrave të shtëpisë”,bën me dije Kumbaro.

Ministrja e Arsimit ka uruar nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Androkli Kostallari”, një shkollë në periferi të Tiranës, ku programi “Pas Shkolle” ka nisur pilotimin me një numër të përcaktuar nxënësish.

“Suksese nxënësve dhe mësuesve të përkushtuar të kësaj shkolle që përmes këtij programi edukojnë, argëtojnë dhe nxisin bashkëpunimin në komunitet”, shkruan Kumbaro.

Në videon e postuar nga ministrja Kumbaro, nxënësit shprehen entuziastë dhe të lumtur që tashmë shkolla e tyre është edhe hapësirë për të ushtruar talentet dhe pasionin në fusha të ndryshme si art, sport dhe krijimtari. Për prindërit, kjo është një nismë e mirëpritur dhe në ndihmë të fëmijëve të tyre pas orarit mësimor.

Ministria e Arsimit ka prezantuar më herët programin “Edukimi Pas Shkollor në Shqipëri – Politika, Standarde dhe Modele për Zhvillim Gjithëpërfshirës”, që synon përmirësimin dhe unifikimin e aktiviteteve jashtëkurrikulare në shkolla, ku ndërthuret përvoja vendase me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke sjellë modele si programi “Shkollat e Shekullit të 21”.

Ky program synon zhvillimin e kompetencave digjitale, mendimit kritik dhe aftësive të nevojshme për kohën.

Programi ‘Pas Shkolle’ aktualisht i pilotuar në 46 shkolla të Tiranës, nuk ka për qëllim vetëm zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në shkollë, por krijimin e një mjedisi të sigurt dhe frymëzues, ku ata mund të zhvillojnë talentet, aftësitë sociale dhe qytetare.

Nisma synon gjithashtu të eliminojë fragmentimin e programeve ekzistuese dhe të krijojë një qasje të strukturuar, duke përfshirë iniciativa si arti dhe zejet, “Toka në shkollë”, ekipet sportive dhe shkolla si qendër komunitare.

Siç ka bërë të ditur më herët dhe Ministrja Mirela Kumbaro,

me skemën e re të miratuar nga qeveria shqiptare, është dyfishuar pagesa për orë për mësuesit që do të angazhohen në programin ‘Pas Shkolle’.

kumbaro pas shkolle pilotimi programit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.