Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejt përfundimit projekti për rivitalizimin e vijës liqenore në Ulëz (Foto)

21:28 / May 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ulza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas rreth 20 muajsh punime intensive, projekti për rehabilitimin e vijës liqenore poshtë qytezës së Ulzës duket se po shkon drejt përfundimit, duke i dhënë kësaj zone një pamje krejtësisht të re dhe më tërheqëse për banorët dhe turistët. Projekti, zbatimi i të cilit nisi në shtator të vitit 2024, konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin turistik dhe rekreativ të zonës së Ulzës dhe Shkopetit.

Nga një vëzhgim i realizuar në terren, vihet re se pjesa më e madhe e punimeve të parashikuara në projektin e miratuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tashmë janë përfunduar. E gjithë zona bregliqenore ka marrë një tjetër pamje, me hapësira moderne dhe funksionale të dedikuara për qytetarët dhe vizitorët që duan të ecin përgjatë liqenit apo të shijojnë panoramën natyrore që ofron kjo zonë.

000

Një ndër elementët më tërheqës të projektit janë këndet e posaçme panoramike, të krijuara për turistët dhe vizitorët që të mund të fiksojnë momente dhe fotografi pranë liqenit. Gjithashtu, është ndërtuar edhe hapësira që pritet të shfrytëzohet si plazh liqenor, një mundësi e re pushimi dhe argëtimi jo vetëm për banorët e Ulzës, por edhe për vizitorë nga zona të tjera të vendit.

0001

Projekti ka përfshirë edhe ndërtimin e pikave të vrojtimit dhe pushimit në disa nga zonat më strategjike dhe panoramike. Në Shkopet tashmë është ndërtuar pika e lartë e vrojtimit, e cila ofron pamje mbresëlënëse të liqenit dhe relievit përreth. Një tjetër pikë e ngjashme është realizuar edhe në Bushkash, duke krijuar vende të reja për ndalesë dhe promovim të turizmit natyror.

Me përfundimin e këtij investimi, Ulza pritet të fitojë një tjetër dimension në zhvillimin e turizmit, duke u kthyer në një destinacion më të frekuentuar për pushim, natyrë dhe aktivitete rekreative.

0002

drejt perfundimit projekti rivatilizimin ulzes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.