Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë qenë në ambientet e këtij spitali për ta inspektuar.
Në postimin e tij në Facebook, ku shoqëron pamjet nga inspektimi i spitalit, Kryeministri Rama shkruan se ky spital do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde evropiane.
“Drejt përfundimit investimi më i madh i këtyre tre dekadave në shëndetësi. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, me 350 shtretër të rinj, i cili do të ngrejë më tutje nivelin e shërbimit shëndetësor publik me standarde evropiane”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.