Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejtësia e re, 29 gjyqtarë dhe prokurorë “kurban” të SPAK

11:04 / September 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1546269761 drejtesia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kurbanë” të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion rrezikojnë të bëhen edhe gjyqtarët e prokurorët. Gjatë vitit 2018 janë proceduar penalisht 29 gjyqtarë dhe prokurorë për veprën penale të korrupsionit pasiv. Sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, numri i përfaqësuesve të drejtësisë që janë proceduar për këtë vepër penale ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2017.

“Nga të dhënat statistikore vërehet tendenca në rritje e numrit të procedimeve të regjistruara në vitin 2018 për veprën penale të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, raporton sot.

Konkretisht organi i prokurorisë ka regjistruar 29 procedime penale me 5 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2017 janë regjistruar 14 procedime me 5 të pandehur. Janë dërguar në gjykatë 2 procedime penale me akuzë ndaj 4 të pandehurve dhe janë dënuar 2 të pandehur për vitin 2018 për këtë vepër penale”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Nga ana tjetër, gjatë vitit të kaluar janë shënuar edhe raste kur gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë të përfshirë në korrupsion aktiv. Për këtë vepër penale në 2018 janë regjistruar 3 procedime penale.

“Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë: Për vitin 2018 për veprën penale të parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, organi i prokurorisë ka regjistruar 3 procedime penale me 7 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2017 rezulton 1 procedim penal me 4 të pandehur të regjistruar.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale të korrupsionit për vitin 2017 është 16,86 %, ndërsa për vitin 2017 ka qenë 5 %”, theksohet në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme. Të gjithë këta emra të drejtësisë që janë nën hetim pritet ta pësojnë nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion sapo kjo e fundit të ngrihet.

Drejtësia prokurore spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.