Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Drejtoresha e azilit Fier tender për arkivole, parashikon vdekjen e 10 të moshuarve në 2019

20:03 / February 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni Boom ka sjellë në vëmendjen e publikut këtë herë babëzinë e institucioneve publike për tendera, ku kulmin duket se e ka arritur shtëpia e të moshuarve Fier, duke parashikuar vdekjen e 10 rezidentëve të saj gjatë vitit 2019.

Tenderi me fond limit 600 000 lekë, financuar nga buxheti i shtetit, u zhvillua në agjencinë e prokurimit publik më 5 shkurt 2019.

Në lidhje me mënyrën se si u përllogarit ky numër, drejtoresha e këtij institucioni u shpreh:

“Nëse ne kemi vendosur me përafërsi 10 shërbime funerale që mund të kryehen këtë vit, kjo bazohet në bazë të parashikimit të vitit që ka kaluar ku kemi pasur me përafërsi 8 shërbime funerale të kryera”

Prej disa vitesh shërbimin publik i varrimit për bashkinë Fier i është dhënë me  koncesion një kompanie, përfaqësuesi i të cilës u shpreh se deri dy vite më parë, shërbimet funerale në shtëpinë e të moshuave mbuloheshin nga ana e tyre, por më pas ky institucion ka vendosur ta tenderojë vetë shërbimin funeral të rezidentëve të tij.

Gazetarja: Pra ju keni bërë varrimin e azilit deri tani, të shtëpisë së të moshuarve?

Ndërmjarrja funerale: Edhe prapë ne i bëjmë, ndonëse ja jep ai x-it të kësaj shoqërie, atij ja jep kjo. Ai vjen prap tek unë. Edhe unë nuk e quaj me arsye fare të bëhet tender me ketë punë, sepse 20 e ca vjet ne s’kemi pasur tendera me azilin, as diskutohet. 

Shtëpitë e të moshuarve të cilat qëndrojnë në radhën e parë të institucioneve të përkujdesjes për moshën e tretë, duket se së fundmi e kanë humbur qëllimin e tyre, duke rezervuar kështu vdekjen e rezidentëve të tyre, me tendera.

Fier funerale tender
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.