Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Drejtoresha e ‘Partizanit’: Sfidën me Romën e deshën Mourinjo, Rama dhe Veliaj

17:52 / August 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Murinjo 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç ndeshjes me Valmierën, Partizani vijon me të njëjtin ritëm edhe përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj skuadrës së Romës, në një nga miqësoret më prestigjioze që janë luajtur në vitet e fundit në vendin tonë.

Sfida e 12 gushtit në “Air Albania” pritet të ketë një prani të madhe të spektatorëve, me tifozët që janë paraqitur të shumtë për të siguruar një biletë për sfidën e së shtunës.

Klubi ka vendosur të caktojë çmime të ulëta për këtë sfidë, ku një biletë në tribunën përballë kushton 600 lekë, ndërsa në ato pas portave 400 lekë. Deri ditën e djeshme për këtë sfidë janë shitur përafërsisht 7 mijë bileta, teksa sot dhe në vijim pritet që ritmi të rritet. Ndërkohë, mësohet se kjo sfidë do të transmetohet në kanalet e “RTSH”-së.

Në lidhje me ndeshjen e së shtunës për “RTSH Sport” ka folur drejtoresha e marketingut, Blerina Bajko.

Ajo shprehet se këtë miqësore e ka dashur Murinjo, por edhe kreu i qeverisë dhe ai i bashkisë së Tiranës.

“Kjo miqësore është dashur nga trajneri Murinjo, që ka mbetur i kënaqur nga mikpritja e finales me Fejnordin në vitin e shkuar. Kjo nuk do të jetë vetëm një miqësore, por një festë sportive.

Kjo ndeshje është dashur nga kryeministri Rama dhe është mbështetur nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj. Partizani është i aftë të organizojë të tilla evente”, tha mes të tjerash Bajko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.