Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arjan Ymeri: Granti 300 milionë lekë mundësi financimi për sipërmarrjet e reja, ja procedura e aplikimit

19:33 / February 19, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
50348890 c9f2 427c 8b50 de306a08b247
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Të gjithë ata shtetas shqiptarë që kanë një ide biznesi, por kanë nevojë për suport monetar, tashmë mundet të përfitojnë mbështetje nga granti i qeverisë. Thirrja për aplikime është çelur me 16 shkurt dhe koha e aplikimit është një muaj. Në total, fondi për start-up-et është 300 mln lekë.
Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arjan Ymeri, shpjegon skemën e mbështetjes së granteve e cila u vjen në ndihmë sipërmarrjeve inovative. “Fondi është 300 mln lekë. Është fondi më i madh i alokuar nga qeveria shqiptare në ndihmë të kompanive Start up, në disa faza. Këtë herë mendojmë që numri të jetë minimalisht 55 duke vajtur te një numër maksimal 70-75 kompanish. Skema e mbështetjes me grante është ndarë në tre faza. Faza e parë ndihmon idetë e reja, njerëzit të cilët mund të jenë individë shqiptarë, prezentë këtu, të diasporës, por dhe ata që quhen nomadët digjitalë. Ata financohen deri në 100 përqind të vlerës së kërkuar. Faza e dytë ka të bëjë me kompanitë që janë të themeluara, që kanë një prototip, që është funksional dhe ka nevojë për mbështetje për ta zhvilluar akoma më shumë. Këto kompani financohen deri në 4.5 mln lekë dhe deri në 90 pëqind të vlerës së kërkuar nga projekti. Faza e tretë janë ato kompani të cilat janë në treg, kanë një produkt që tashmë tregtohet dhe duan mbështetje për ta zhvilluar ose më shumë brenda Shqipërisë ose jashtë territorit. Ato që ne i quajmë përshkallëzim të modelit të biznesit. Në këtë fazë skema financon deri në 85 përqind të vlerës”, thotë Ymeri.

Sipas tij, prioritet do të kenë 6 fusha, ndërkohë që ka edhe rregulla të detajuara për ata që do të aplikojnë. “Secila fazë ka disa komponentë që duhen plotësuar, sidomos komponenti i komercializimit të këtyre ideve, sidomos te faza e parë duhet të jetë shumë i qartë. Domethënë ku po shkojmë, nga do vijnë të ardhurat për kompaninë, si do të ndërtohen më tej përtej financimit. Në fazën e dytë dhe të tretë kur komanitë janë pak më të maturuara, aty kërkohen më shumë detaje rreth modelit të biznesit. Është shumë e rëndësishme që ata të përcakojnë shumë qartë se si do ta zhvillojnë, cili është tregu I tyre, kë do të targetojnë filimisht, kush mund të jenë bashkëpunëtorët fillestarë etj. Prioritetet aty janë 6 sektorë IT, turizëm, agro-përpunim, prodhim, energji dhe manifakturë. Të gjithë këto komponentë ne duam që start-upet ti shikojnë si prioritete zhvillimi trategjik. Megjithatë nuk kufizohemi te këta sektorë”, shprehet Arjan Ymeri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pagat/ Në Shqipëri ishte 770 euro më 2024, në rajon mbi 1000 euro

09:20 / May 7, 2025

Shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë dhe paguhen më pak

09:20 / May 2, 2025

Rama: Synojmë që pensionin minimal ta çojmë drejt 200 eurove

13:41 / April 17, 2025

Bonusit i bebes/ Rama nga Burreli: Nga 2026, pagesa mujore sipas numrit të fëmijëve

13:23 / April 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.